Sunny Hill Festival

Presidentja Osmani thotë se po e mendon ‘‘shumë seriozisht’’ të rikandidojë

Presidentja Vjosa Osmani  gjatë një konference për media është deklaruar për një sërë gjërash përfshirë këtu edhe një rikandidim të mundshëm.

Osmani ka thënë se janë disa gazetarë që po e bindin atë ‘’mos me u ndal e me vazhdu’’, nëpërmjet  sulmeve që ia bëjnë.

“A do të rikandidojë, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, ka thënë Osmani.

Në një pyetje tjetër Osmani, e pyetur serish për mundësin e rikandidimit, ajo tha se është duke e menduar ‘’shumë seriozisht’’.

‘‘Shumë seriozisht bile prej djeshit, kurrë ma seriozisht. S’është kjo çështje ofertash sepse as në mandatin tim të pare nuk ka qenë çështje ofertash’’, ka thënë ajo.