Vdes një person në një aksident në Pejë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Bllagajë të Pejës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.