Moti me temperatura deri në 17 gradë Celsius

Kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike, si pasojë e masave të ajrit me origjinë verilindore dhe jugperëndimore.

Gjatë ditës së sotme, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Po sipas këtyre të dhënave, temperaturat maksimale gjatë ditës së hënë, parashihen të jenë 17 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale: 4-7°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHMK-së.