Moti me temperatura deri në 15 gradë celcius

Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 15 gradë Celsius.

“Parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 5°C deri  7°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 15°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.