Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën, mandatar për formimin e Qeverisë.
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, iu përgjigj pyetjes së analistit Ilir Deda.
Kusari Lila, tha se për të ndodhur kjo duhet të ketë së pari komunikim mes partive politike.
“Për t’u votuar ndryshimet Kushtetuese duhet të ketë Kuvend të konstituuar. Duhet të ketë shumicë prej 80 deputetëve edhe ata të komuniteteve joshumicë. Prandaj, për të ardhur deri tek ajo pikë, duhet tregohet një pjekuri dhe një bashkëpunim politik i natyrës krejt tjetër, i cili thuajse është gati i pamundur. Ne po flasim për bazën e 61 votave e lërë më të flasim për 80 vota me konsensus të gjerë”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.