AAK-ja nuk merr pjesë në seancën për buxhetin, voton kundër Konjufcës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të orës 11:00 të thirrur nga Vetëvendosje, ku kanë përfshirë çështje votimi i të cilave kërkon që të ketë qeveri legjitime të zgjedhur e të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndërkaq në seancën e dytë, nga AAK bëhet e ditur se do të votojnë kundër.

“Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, tha zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili në një përgigje me shkrim për EO.