Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 5 deri në 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë nga juglindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.