LDK-së me vetëm 14 mandate në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike në faqen e tij zyrtare listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë siguruar mandat deputeti në legjislaturën e re, së bashku me numrin e votave të marra nga secili prej tyre.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare, LDK do të përfaqësohet me gjithsej 14 deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.