Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime të ujit në rrugën që çon drejt Prishtina Mall, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit, të cilët po angazhohen për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve.

Si pasojë e vërshimeve, disa rrugë janë bllokuar nga uji, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë zonë dhe të përdorin rrugë alternative deri në normalizimin e gjendjes.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ekipet emergjente po vazhdojnë punën në terren për largimin e ujit dhe rikthimin e qarkullimit.