Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e ujit të pijshëm në vend, duke njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në të gjitha rajonet.
Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare, IKSHP ka bërë të ditur zonat ku uji aktualisht nuk rekomandohet për konsum, për shkak të rezultateve të analizave laboratorike.
Sipas njoftimit, zonat e prekura janë:
Rajoni i Prishtinës:
- Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
- Vragoli
Rajoni i Gjilanit:
- Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2
- Bahqja
- Fshati Berivojcë
Rajoni i Pejës:
- Klinë – rrjeti nga puset
- Rrjeti nga burimi Jarinë
Rajoni i Gjakovës:
- Burimet – Hoçë e Madhe
- Opterushë
- Zaqishtë
Rajoni i Prizrenit:
- Malishevë
IKSHP u bën thirrje qytetarëve që në këto zona të shmangin përdorimin e ujit për pije deri në një njoftim të radhës, duke theksuar se instituti është në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe ndërmarrjet e ujësjellësit.
Situata do të vazhdojë të monitorohet dhe çdo ndryshim do të bëhet publik përmes njoftimeve zyrtare.