Xhavit Haliti

Rinumërohen afër 50% e vendvotimeve, procesi përmbyllet në 11 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 1 mijë 240 nga 2 mijë e 557 vendvotime. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve procesi i rinumërimit është përmbyllur në 48.49 për qind të vendvotimeve.

Rinumërimi ka përfunduar në 11 komuna: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime, Ferizaj, Viti, Zveçan, Vushtrri dhe Junik. 

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të hënën të numërohen edhe një herë të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, pasi gjatë rinumërimit të vetëm një të katërtës së tyre janë evidentuar rreth 57 mijë vota të keqregjistruara për kandidatë.