Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën rreth orës 23:35, si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Mamushë të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tri automjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore.
Nga aksidenti janë lënduar një femër dhe pesë meshkuj, të gjithë shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të lënduarit janë liruar për në shtëpi, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.