Xhavit Haliti

Shtyhen afatet për tatimin në pronë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim për shtyrjen e afateve të tatimit në pronë për vitin tatimor 2026, me qëllim të mbrojtjes së interesit të tatimpaguesve dhe garantimit të një administrimi të drejtë e të ligjshëm të këtij procesi.

Sipas Vendimit Nr. 03/2026, të datës 29 janar 2026, është vendosur që:

  • Afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë shtyhet deri më 31 mars 2026
  • Afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë shtyhet deri më 30 qershor 2026

Në dokumentin zyrtar theksohet se kjo shtyrje vjen si rezultat i problemeve teknike dhe administrative gjatë përditësimit të regjistrave kadastralë, të cilat kanë ndikuar në pamundësinë e reflektimit të saktë të të dhënave grafike dhe tekstuale për pronat e paluajtshme në disa komuna.

Ministria sqaron se gjatë procesit të përditësimit të regjistrave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës janë konstatuar ndryshime në kufijtë e zonave kadastrale, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe ka rrezikuar lëshimin e faturave me vlerësim tatimor të pasaktë. Për të shmangur padrejtësitë ndaj qytetarëve, është vendosur që procesi të shtyhet deri në përfundimin e harmonizimit të plotë të të dhënave.

Po ashtu, në arsyetimin e vendimit thuhet se shtyrja lidhet edhe me zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, e cila duhet të jetë në përputhje të plotë me Ligjin për Tatimin në Pronë dhe Ligjin për Ndarjet Buxhetore.

Vendimi obligon Departamentin e Tatimit në PronëDepartamentin për Menaxhimin e Sistemeve të Teknologjisë Informative në Ministri, si dhe zyrat komunale të tatimit në pronë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij.