Xhavit Haliti

Ja çfarë moti do ta kemi javën tjetër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, i shoqëruar me vranësira, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu. Në ditët e para të javës parashihen edhe riga shiu e fjolla bore, si dhe ngrica në orët e mëngjesit.

Sipas IHMK-së, gjatë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s, ndërsa nga fundjava pritet ndryshim i drejtimit të erës.

E hëna do të karakterizohet me mot të vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu e fjolla bore. Në mëngjes pritet ngricë dhe mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga -1 deri në 2°C.

Të martën parashihet mot i vranët me intervale me diell, ndërsa në mëngjes pritet ngricë. Temperaturat minimale do të jenë nga -4 deri në -2°C, kurse maksimalet nga 4 deri në 7°C.

E mërkura do të sjellë mot kryesisht të vranët, me mjegull në orët e mëngjesit, sidomos në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11°C.

Të enjten, moti do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 12°C.

E premtja do të vazhdojë me mot të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 11°C, me erë të lehtë nga veriperëndimi.

IHMK u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, veçanërisht në orët e mëngjesit për shkak të ngricave dhe mjegullës, si dhe të përshtatin aktivitetet sipas kushteve atmosferike.