Xhavit Haliti

Moti sot i vranët me riga të dobëta shiu në disa zona

Gjatë ditës së sotme, vendi do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa rajone parashihen edhe riga të dobëta shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 3 metra për sekondë, duke mos shkaktuar kushte të pafavorshme për qarkullim.