Ka përfunduar takimi i Kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës, me përfaqësuesit e subjekteve politike, lidhur me seancën konstituive që do të mbahet nesër.
Pas mbedhjes, Basha deklaroi se seanca e nesërme do të mbahet në orën 17:00, me propozim të PDK’së, shkruan Reporteri.net.
Ai deklaroi se janë dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako.
“Ka një dakordim brenda kësaj mbledhje, që do të bëhet votimi në pako i pesë nënkryetarëve”, ka deklaruar Basha.
Zgjedhja e nënkryetarit serb në legjislaturën ishte pjesë e bllokadës institucionale që zgjati për gati një vit. Në fund, nënkryetar ishte votuar Nenad Rashiqi, me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mirëpo, Kushtetuesja ka vendosur se zgjedhja e tij ishte antikushtetuese.
Shtyrja e seancës ndërkohë u bë me propozim të Vlora Çitakut të PDK’së, shkaku i seancës në Hagë, ku mbrojtja e ish-krerëve të UÇK’së do ta jap deklaratën përfundimtare.
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive për nesër, në orën 12:00.
Presidenca ka thënë se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Caktimi i seancës u bë një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.