Xhavit Haliti

Flet sizmiologu, tërmeti ishte me potencial rreziku për qytetarët

Një tërmet është ndier në Kosovë rreth orës 22:00 të martën. 

Sipas Qendrës Sizmiologjike, tërmeti ishte 4.6 ballë. 

Sizmiologu Shemsi Mustafa ka thënë se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për rrezik për qytetarë dhe dëme. 

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin të rrezikon qytetaret dhe shkakton ndonjë dëm material për shkak të forcës se lart, njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shkroi ai në Facebook.

Mustafa ka njoftuar tej se bazuar në të dhënat nga shërbimet sizmike tërmeti ndodhi në orën 22:09 me magnitudë 4.8 shkallë Rihter në  në zonën Prizren-Shtërpcë, dhe thellësi hipoqendrore 5 km.

Dridhje janë ndier edhe në Maqedoninë e Veriut.