Java e ardhshme në Kosova do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe temperatura tipike për stinën e pranverës.
Përjashtim do të jetë dita e martë, kur parashihen vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët.
Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për ngrica të dobëta dhe paraqitje të mjegullës në disa zona, veçanërisht në viset kodrinore-malore.
Gjatë ditës, temperaturat pritet të rriten gradualisht, duke krijuar kushte më të favorshme për aktivitete në natyrë.