Kryeministri Albin Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Këtë e konfirmoi Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
Kurti sot u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, ku folën edhe për çështjen e presidentit.
Një temë e tillë pritet të rrahet edhe në takimin e nesërm.