Moti me temperatura deri në 17 gradë

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në mëngjes pritet mjegull në ultësira.

Sipas IHMK, temperaturat minimale luhaten nga -2 deri 0 °C, kurse maksimalet arrijnë 14–17 °C.

Era fryn nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.