Mandati i Osmanit skadon më 5 prill – Cakolli shpjegon skenarin kushtetues pas kësaj date

ituata institucionale në Kosovë pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe skadimit të mandatit të Presidentes më 5 prill, pritet të varet edhe nga vendimet e mundshme të Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje, Eugen Cakolli nga KDI ka dhënë sqarime në një prononcim për Telegrafin, se çfarë do të ndodh pas 5 prillit dhe kush mund të marrë postin e ushtruesit të detyrës në rast se nuk ka president të ri.

Cakolli thotë se aktualisht pritet një vendim i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesat për masë të përkohshme.

“Përveçse do të duhej që të pritet në fakt ndonjë verdikt potencial i Gjykatës Kushtetuese në raport me kërkesat për masë të përkohshme, bazuar në deklarimet publike tashmë janë dy lëndë që presin trajtim nga gjykata. Megjithatë, ekziston edhe një precedent, pasi që gjykata në rastin e njohur si ‘Pacolli’ ka përcaktuar se nuk ka vakum institucional, duke theksuar se kryetari i Kuvendit i merr kompetencat e presidentit për një periudhë të kufizuar”, u shpreh Cakolli.

Sipas tij, nëse nuk ka vendim tjetër nga gjykata, pas 5 prillit vendi mund të ketë ushtrues të detyrës së presidentit për një periudhë deri në gjashtë muaj.

“Kjo nënkupton që pas datës 5 prill, nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos ndryshe ose nuk vendos masë të përkohshme, çështja mund të vazhdojë sipas dekretit të presidentes. Në atë rast, vendi menjëherë do ta kishte zonjën Haxhiu si ushtruese të detyrës së presidentit, e cila këtë mandat mund ta mbajë maksimalisht për gjashtë muaj, që i bie deri më 6 tetor të këtij viti”,