Moti me temperatura deri në 18 gradë

Gjatë ditës së mërkurë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet nga 15 në 18 gradë Celsius.

Ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.