Kryetarja e Kuvendi i Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të saj më të afërt, shkruan Gazeta Stop.

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar. Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar ajo.
Ngushëllime për familjen Haxhiu kanë nisur të shprehen nga figura të ndryshme të jetës publike dhe politike në vend.