Një delegacioni i Bankëd Qendrore të Kosovës (BQK), i kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të këtyre takimeve, përfaqësuesit e BQK-së do të zhvillojnë një sërë takimesh me drejtues dhe zyrtarë të lartë të Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, me fokus në zhvillimet më të fundit makroekonomike dhe financiare, perspektivën ekonomike në kontekstin e rrethanave globale, si dhe implikimet për stabilitetin financiar dhe politikëbërjen.
Gjatë agjendës së takimeve, që zhvillohen nga 13 deri më 18 prill, guvernatori Ismaili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, do të prezantojë zhvillimet kryesore në sektorin financiar të Kosovës, prioritetet institucionale të BQK-së, progresin në zbatimin e reformave, si dhe rezultatet e arritura përmes programeve të asistencës teknike profesionale.
Po ashtu, do të prezantohen edhe projektet e ardhshme që synojnë përmbushjen e objektivave strategjike të institucionit dhe forcimin e mëtejmë të stabilitetit financiar në vend.
Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, delegacioni i BQK-së do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të Thesari Amerikan, Korporata Financiare Ndërkombëtare, si dhe me drejtues të bankave qendrore dhe institucioneve financiare partnere, me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Delegacioni gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitete dhe diskutime të ndryshme që organizohen në kuadër të këtyre takimeve ndërkombëtare.