Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në dalje të Prizren, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Sipas raportimeve fillestare, një cisternë e ngarkuar me naftë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, përfundimisht duke u përplasur me kodrën në anë të saj. Përplasja ka qenë e fuqishme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjet.
Cisterna është e kompanisë LabOil.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet relevante, përfshirë policinë, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat po merren me sigurimin e zonës dhe vlerësimin e situatës. Për shkak të natyrës së mjetit të aksidentuar, ekziston edhe rreziku potencial i rrjedhjes së karburantit, ndaj autoritetet kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat që çuan deri te aksidenti mbeten ende të paqarta. Hetimet pritet të zbardhin më shumë detaje lidhur me shkakun e kësaj ngjarjeje.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: