Gjatë ditës së enjte në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Po ashtu, bëhet e ditur se era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.