Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen dhe në disa zona do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.