Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, ka reaguar pas eliminimit të “Les Bleus” nga Kupa e Botës 2026, duke pranuar se skuadra nuk arriti të zbatojë planin e përgatitur për përballjen me Spanjën.
Franca u mposht 2-0 nga Spanja në gjysmëfinale, në një ndeshje ku kampionët e Evropës kontrolluan ritmin dhe posedimin e topit, ndërsa skuadra franceze pati vështirësi për të krijuar raste të rrezikshme.
Mbappé tha se problemi kryesor ishte mungesa e zbatimit të detyrave taktike dhe hapësirat e lëna në zonën e mesfushës.
“Ne nuk zhvilluam ndeshjen që kishim planifikuar, as në aspektin taktik, as teknik. Kur nuk bën atë që duhet në një gjysmëfinale të Botërorit, nuk fiton”, deklaroi sulmuesi francez.
Sipas tij, Spanja arriti të shfrytëzojë dobësitë e Francës duke kontrolluar mesfushën dhe duke krijuar superioritet në atë zonë të fushës.

“Spanja qëndroi besnike ndaj stilit të saj. Ata kontrolluan topin dhe ritmin e lojës. Ne nuk arritëm t’i vendosnim në vështirësi”, shtoi Mbappé.
Edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps, pranoi se skuadra e tij ishte nën nivelin e zakonshëm dhe bëri më shumë gabime teknike sesa në ndeshjet e mëparshme.
Spanja siguroi një vend në finalen e Botërorit 2026, ndërsa Franca do të luajë për vendin e tretë.
