Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti për sot do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimit, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 30 gradë Celsius, duke sjellë kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.
IHMK-ja bën të ditur se era do të fryjë nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.