Të hënën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe, në disa zona të izoluara, edhe breshër.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore me shpejtësi 1 deri në 8 metra në sekondë. Gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive, era mund të forcohet përkohësisht.
Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë pasdites, veçanërisht në zonat ku priten zhvillime të shpejta të motit dhe shkarkime atmosferike.