Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur mesditën e sotme Shqipërinë, duke shkaktuar lëkundje në pjesën qendrore të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar në orën 12:44, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.
Lëkundjet janë ndier në zonat përreth, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.
Zona mes Lushnjës dhe Elbasanit është prekur edhe më herët nga lëkundje sizmike. Në maj të këtij viti, një tërmet me magnitudë 3.9 u regjistrua në Shqipërinë qendrore, me epiqendër pranë zonës mes dy qyteteve.