Gjatë ditës së sotme, litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79 euro.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), çmimi i benzinës është caktuar në 1.53 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, në 0.62 euro për litër.
Kështu, krahasuar me ditët paraprake, nafta ka shënuar rritje të çmimit, duke e bërë edhe më të shtrenjtë furnizimin me karburant për qytetarët dhe bizneset