Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 29°C

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 29°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.