Si ndihmon lëngu i patates në rritjen e flokëve

Përveç përdorimit të larmishëm në kuzhinë, patatja përdoret edhe për lëkurën dhe flokët.

Lëngu i patates në veçanti është i mrekullueshëm për rritjen e flokut.

Patatja përmban vitaminat B dhe C. Ajo është gjithashtu e pasur me zink dhe hekur të cilat e ushqejnë flokun në rrënjë dhe promovojnë rritjen e tij.

Lëngu i patates është shumë i mirë për pastrimin e skalpit nga zbokthi dhe parandalon rënien e flokut.

Për më tepër, nëse e kombinoni me mjaltë dhe vezë, ku lëng shërben si një zbutës mjaft efikas.

Si ta përdorni lëngun e patates për rritjen e flokut

Lajeni një patate dhe qërojani lëkurën.

Prijeni në copa të vogla dhe futeni në mikser deri sa të formohet një pure e butë dhe e qullët.

Nëse pureja është shumë e trashë mund të shtoni pak ujë.

Hiqeni purenë e patates së freskët nga mikseri dhe hidheni në një napë të pastër.

Shtrydheni dhe lëngun hidheni në një gotë qelqi.

Lëngun aplikojeni në pjesën e rrënjëve dhe masazhoni kokën për 5-10 minuta.

Më pas lyeni të gjithë flokun deri në maja.

Lëngun mbajeni në flokë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Më pas flokët mund t’i lani me shampo si zakonisht.