Moti sot me temperatura deri në 23 gradë

Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.