Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 23°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.