Bayerni përgatit ofertë rekord për Michael Olise

Bayern Munich po përgatit një ofertë rekord për ta bindur Michael Olisen të rinovojë kontratën dhe të vazhdojë karrierën në klubin gjerman deri në vitin 2032.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Bayernit synojnë ta bëjnë francezin lojtarin më të paguar të skuadrës, në përpjekje për të siguruar qëndrimin e tij afatgjatë në Mynih.

Olise aktualisht përfiton rreth 14 milionë euro në vit, ndërsa kampi i tij kërkon që në kontratën e re të përfshihet edhe një klauzolë lirimi.

Ndërkohë, raportimet bëjnë të ditur se Real Madridi tashmë beson se sulmuesi francez do të qëndrojë te Bayerni, duke zbehur mundësinë e një transferimi të tij te gjiganti spanjoll.