E premtja në Kosovë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke krijuar mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 21 deri në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra në sekondë.