Valon Murseli është renditur i pari në vlerësimin e performancës së asamblistëve të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës për periudhën korrik–shtator 2026, sipas monitorimit të KLGI-së, me mesatare prej 5.4 pikësh.
Sipas tabelës së publikuar nga organizata monitoruese, Murseli prin në renditje, përpara asamblistëve të tjerë të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës.
Në vendin e dytë renditet Dardane Sogijeva Shala me 4.4 pikë, e ndjekur nga Aida Alimi me 4.0 pikë. Po me 4.0 pikë renditet edhe Ali Ismaili, ndërsa Etik Berjani zë vendin e pestë me 2.1 pikë.
Pas publikimit të rezultateve, Murseli ka falënderuar qytetarët për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke u zotuar se do të vazhdojë angazhimin e tij në përfaqësimin e tyre në Kuvendin Komunal.
“Puna jonë nuk do të ndalet dhe do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend”, ka shkruar Murseli në reagimin e tij.
Ai ka sqaruar gjithashtu se, sipas tij, në këtë vlerësim nuk janë përfshirë shefat e grupeve të asamblistëve, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga organizata monitoruese.
Murseli ka vlerësuar edhe angazhimin e Migjen Kolshit, shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dhe punës në Kuvend.
Rezultati i publikuar e vendos Murselin në krye të renditjes për periudhën e monitoruar, ndërsa ai ka përsëritur zotimin për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Fushë-Kosovës.
