Sot varrosen motër e vëlla të vrarë në Livoç të Gjilanit

Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

Njëherësh, policia ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar.

Brenda veturës së tij, organet e rendit kanë bërë me dije se kanë gjetur e sekuestruar pistoletë “Bereta”, me leje të skaduar, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).