Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synon të bëhet kryeministër i Kosovës, gjatë një interviste të shkurtër me krijuesin e përmbajtjes Khan në SHBA.
I pyetur se me çfarë merret, Rama u prezantua si kryetar i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.
Ndërsa, kur u pyet për pjesën e preferuar të punës së tij, ai përmendi synimin për të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
“Pjesa e preferuar e punës sime është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që ta pastrojmë dhe ta rregullojmë shtetin”, u shpreh Rama.
Khan e pyeti gjithashtu për kryeministrin aktual, Albin Kurti, ndërsa Rama tha se, sipas tij, Kurti nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën”.