Kane drejt rinovimit me Bayernin deri më 2029

Harry Kane është pranë rinovimit të kontratës me Bayern Munichun, pasi negociatat mes palëve po avancojnë pozitivisht.

Sulmuesi anglez dhe klubi bavarez janë optimistë se së shpejti do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2029.

Bayerni dëshiron ta mbajë Kane në skuadër edhe për disa sezone, duke e konsideruar një nga lojtarët kryesorë të projektit të tij sportiv.

Bisedimet po ecin në drejtimin e duhur dhe pritet që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për një kontratë të re.