Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,469 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në të njëjtën periudhë janë regjistruar 61 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në raport nuk është evidentuar asnjë aksident me fatalitet.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 12 persona. Tetë persona janë dërguar në mbajtje, një është ndaluar nga policia, ndërsa një tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.