Brenda vetëm dy ditësh, Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, ku humbën jetën tre persona. Dy vrasje brenda pak orësh kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë dhe dhunën në vend.
Ngjarja e parë ndodhi të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj. Pas krimit, ai u dorëzua në polici, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Vetëm dy ditë më vonë, të dielën, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi këtë komunë. Në fshatin Pogragjë, një baba dyshohet se i mori jetën djalit të tij. I dyshuari ndodhet ende në arrati.

Të dhënat e Policisë së Kosovës për Klankosova. tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve, përfshirë 12 raste të cilësuara si vrasje të rënda dhe dy raste të vrasjes nga pakujdesia
Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 17 vrasje.
Humbja e jetëve në rrethana të tilla mbetet një shqetësim serioz për shoqërinë, ndërsa parandalimi i dhunës dhe trajtimi me kohë i konflikteve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme.