Pas protestave, vjen reagimi i parë i Edi Ramës: Kjo nuk është nga duart e studentëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas protestës së dhunshme gjatë dy ditëve të kaluara në Tiranë.

Rama ka vizituar Kolegjin e Evropës që u dogj mbrëmë, gjersa tha se këto rrënoja nuk janë dhe nuk mund të jenë nga duart e studentëve.

“Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Evropës, shkollës të Evropës së bashkuar që e hapëm në Shqipëri së bashki me udhëheqësit evropianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve.

Studentët janë e ardhmja, janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt”, tha Rama, raporton Gazeta Stop.