Moti në Kosovë sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara gjatë ditës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Kushtet meteorologjike pritet të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me intervale të gjata me diell dhe temperatura më të larta gjatë orëve të mesditës.