Kuvendi sot e shqyrton Projektligjin për pastrimin e parave

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare ku në rend dite përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në lexim të dytë do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. 

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 deputetët do të përzgjedhin edhe dy anëtarë joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). 

Seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur të hënën. 

Rendi i ditës:

1.   Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;

2.   Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3.   Pyetjet parlamentare;

4.   Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;

5.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

6.   Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;

7.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.