Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë”, thuhet në njoftim.