Rama: Po punojmë për një paketë masash, kush shkatërron do të paguajë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po punon për një paketë masash ndaj akteve të shkatërrimit gjatë protestave, duke paralajmëruar se personat përgjegjës do të duhet të përballen me pasojat.

Gjatë një paraqitjeje mëngjesin e sotëm, Rama u shpreh se është i gatshëm të komunikojë me këdo që dëshiron të përcjellë shqetësimet e tij te qeveria, duke theksuar se dialogu mbetet i hapur dhe pa kushte.

“Në çdo rast dhe për çfarëdo arsye që kërkohet komunikim me mua apo me qeverinë, ne jemi aty dhe jemi gati. Unë përcjell çdo mesazh që më vjen te ministrat. Jo më pastaj të dëgjoj ata që kanë nevojë të më thonë atë që mendojnë. Le të hapim këtë diskutim, jam i gatshëm pa kushte të dëgjoj këdo dhe kudo”, deklaroi Rama.

Megjithatë, kryeministri theksoi se përdorimi i dhunës dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të justifikohen, duke paralajmëruar përgjegjësi ligjore për personat që përfshihen në akte të tilla.

“Por me këtë nuk ka shans, kur përdor këtë, mundësitë i ka dy, ose të shpëtojë falës maskës ose këmbëve të shpejta, ose të përgjigjet para ligjit. Po punojmë për një paketë masash, kush shkatërron duhet të paguajë”, u shpreh kreu i qeverisë.