Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat deri në 20 gradë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu në pjesë të ndryshme të vendit.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.